A ndikojnë patatet tek shtimi në peshë

Përgatiti: E.B

Për një kohë të gjatë është diskutuar se patatet ndikojnë në shtimin në peshë dhe janë shmangur nga pjesa më e madhe e njërzve që kanë ndjekur dieta të ndryshme si ajo Dukan apo dhe dieta të tjera me vlerë të ulët karbohidratesh. Por patatet mund të jenë superushqimi më i ri. Ngrënia e një porcioni të vogël dy herë në ditë mund ta ulë tensionin e gjakut, thonë hulumtuesit.

Në një studim morrën pjesë 18 meshkuj dhe 18 femra të cilët kanë konsumuar gjashtë deri tetë patate me madhësinë e topit të golfit, në vend të drekës dhe darkës të tyre, si pjesë e dietës normale. Shumica e atyre që morrën pjesë ishin mbipeshë dhe duke përdorur tableta për të ulur tensionin e gjakut. Pas një muaji diete, tensioni i gjakut i tyre u ul ndjeshëm dhe studimi doli në përfundimin se patatet ishin mjaft të fuqishme madje më shumë se sa tabletat për normalizimin e tensionit.

Mendohet që patatet kanë efekt ngopës, gjithashtu personat që kanë marrë pjesë në studim e kanë reduktuar konsumin e ushqimeve tjera, ka raportuar konferenca vjetore e “American Chemical Society”. Patatet mund të konsumohen të ziera ose të pjekura në mikrovalë dhe sëbashku me lëkurën. Kjo sepse shumë kimikate të mira për shëndetin që ulin tensionin gjenden në lëkurë.

Mikrovala preferohet sepse, ndryshe nga temperaturat e larta që përdoren për të skuqur dhe pjekur, ruan shumicën e të mirave që nxirren nga patatja.

Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe pastat dhe janë të pasura me shumë vitaminë C, për këtë arsye detarët e shekullit 19 i kanë ngrënë për të shmangur skorbutin. Rreth 200 gramë të patateve të reja sigurojnë gati gjysmën e nevojave ditore të njeriut për vitaminën që nxit sistemin e imunitetit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kaliumit, zinkut dhe bakrit. Kanë pak kalori, nuk kanë kolesterol, ndërsa fibrat që përmbajnë ndihmojnë të ulet kolesteroli ekzistues.

Një patate me madhësi mesatare ka rreth 110 kalori. Disa studime kanë zbuluar që patatet trashin por shumë ekspertët thonë që efektet janë për shkak të yndyrave në çips dhe jo në vetë pataten./dailymail

 

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje