Ushqimet që ndihmojnë tretjen

Përshtati: Ilma Lamçe

Mënyra se si ushqehemi është e rëndësishme për shëndetin, duhet të zgjedhim cilat janë ushqimet e shëndetshmë jo të dëmshme. Po aq e rëndësishme është të dimë cilat janë ushqimet e duhura për tretjen. Të gjitha sëmundjet fillojnë në zorrë dhe përhapen në zona të tjera të trupit. Pra, nëse jeni duke vuajtur nga dhimbje koke kronike, sëmundje lëkure, depresioni, apo problemet e tretjes, duhet së pari të eliminoni dhimbjen në zorrë.

Proteinat: Proteinat e kafshëve, mundësisht organike, të ushqyera me bar janë shëruese ndaj zorrëve. Proteinat janë një burim i mirë për aminoacidet dietetike siç janë glutamina, glutamati dhe arginina. Ushqimet që përmbajnë proteina gjithashtu nxisin prodhimin acid në stomak, i cili është kritik për tretje të shëndetshme.

Limoni: Limoni është ushqimi i duhur për stimulimin e prodhimit biliar, i cili ndihmon në tretje. Ai ndihmon gjithashtu për të nxjerrë toksina nga trupi. Mjekët këshillojnë të pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon në mëngjes.

Ananasi: Ananasi është një burim i shkëlqyer që ndihmon tretjen, duke tretur proteinat.

Kokosi: Kokosi është një ushqim i cili ka shumë përfitime shëndetësore. Një karakteristikë e rëndësishme është se ka veti antibakteriale dhe anti-fungale. Kokosi mund të ndihmojë shërimin e zorrëve duke luftuar sëmundjet e mundshme.

Bimët aromatike: Rigoni, xhenxhefili, karafili dhe rozmarina janë të shkëlqyera për tretjen sepse ato posedojnë veti antibakteriale. Gatimi me këto bimë të shijshme jo vetëm që i jep shije ushqimeve tuaja, por ndihmon në shërimin dhe mbrojtjen e zorrëve gjithashtu.

Ushqimet e fermentuara: Janë të rëndësishme për shëndetin e zorrëve sepse ato janë një burim fantastik i baktereve të mira, apo probiotikëve. Shembuj të ushqimeve të fermentuara janë uthull molle, kefir (kokosit, qumështi, ose versionet e ujit), kos dhe lakër turshi./healthyfood

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh