Virozat i kemi rrotull, sidomos tani që nuk e dimë nëse dita do të jetë e ngrohtë apo e ftohtë dhe bëhemi konfuz kur dalim nga shtëpia. Rolina Naço, dietologe
klinike, jep zgjidhje për një gjë të tillë duke këshilluar pesë produkte natyrale për të luftuar virozat. Sipas saj, forcimi i imunitetit është zgjidhja e duhur. Kështu, forconi imunitetin tuaj çdo mëngjes me një lugë gjelle nga përzierja më poshtë!
– 3 lugë gjelle mjaltë
– 1 lugë kafe kanellë
– 1,5 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
– 2 lugë gjelle arra të prera në copa të vogla
– 2 lugë gjelle lëkurë limoni të prerë në copa të vogla


