Studimi: Shqipëria ka numrin më të ulët të edukatoreve në rajon

E.B

Bazuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve, grupet e fëmijëve nëpër kopshte janë 3: Grupi i I-rë. Janë fëmijë të moshës 3-4 vjeç. Grupe të tilla, duhet të kenë maksimalisht prej 15 fëmijë. Grupi i II-të. Në këto grupe janë fëmijë të moshës 4-5 vjeç, numri maksimal i fëmijëve në këto grupe duhet të jetë 25 fëmijë. Grupi i III-të. Në këto grupe janë fëmijët e moshës 5-6 vjeç. Sipas Standardeve të Projektimit të Kopshteve, numri maksimal i fëmijëve në këto grupe duhet të jetë 30 fëmijë.

Nga monitorimet e zhvilluara nga stafi i projektit Lëviz për kopshtin tim,  në 89% të kopshteve të monitoruara (nga të cilat 24 janë të nismës “Adopto një kopsht”), prej të cilave u morën informacione të sakta dhe të plota, vihet re një numër fëmijësh për grup përtej normave të këshilluara për mirërritjen e tyre.

E ndërsa këtë vit, situata jo vetëm nuk është përmirësuar por vazhdon të përkeqësohet. Përveç mungesës të shtretërve, mungesës të kushteve për të gatuar për një numër të lartë fëmijësh, ajo që ndjhet më së shumti është numri i ulët i edukatoreve për grupet e “stërmëdha”.

Nga Biseda me drejtueset e kopshteve të njësisë Administrative nr. 5,numri i lartë i fëmijëve të regjistruar për këtë vit ka qënë përtej normales. “Kërkesat janë të shumta, numri i fëmijëve është plotësuar dhe jemi përtej kapaciteteve të kopshtit. Problemi është se numri i edukatoreve është tepër i ulët, janë vetëm 2 edukatore për grup, të cilat punojnë me turne. Nuk e di ku do shkojmë nëse vazhdojmë me këto hapa. Duhen marrë masa, nga organet përkatëse, kaq mund të them”, tha gjatë bisedës drejtuesja e kopshtit nr. 52, znj. Miranda Liçaj.

Në studimin e publikuar nga Shoqata “Together for Life”,gjithashtu vihet re numri i ulët i edukatoreve në raport me numrin e fëmijëve. Më poshtë, në formë tabelore dhe grafike, paraqiten rezultatet e këtij raporti në vendet fqinje dhe të rajonit: Vihet re se, mesatarisht, edukatoret e ciklit parashkollor në qytetin e Tiranës kanë pothuajse dyfishin e fëmijëve që kanë koleget e tyre në Greqi, Maqedoni, Itali dhe Kroaci.

 

 

 

 

 

 

 

*Analiza (tabela) e mësipërme është hartuar duke krahasuar të dhënat e publikuara të faqen zyrtare të Eurostat

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje