Pesha e tim biri nuk është normale

I nderuar, doktor. Me shqetëson shëndeti i djalit tim. Ka lindur me peshë 4.100 me gjatësi 50 cm. 4 muajt e parë djali ka pasur një shtim në peshë normale. bebi me maminPas muajit të 4-t u shfaq problemi i anemisë, ushqyerja e djalit ishte me gji. Me thanë që duhet t’i heq gjirin se është shkaku i anemisë dhe djali nuk e pinte, ishte shumë i grindur. I fillova qumësht farmacie. Pas muajit të gjashtë i fillova dhe ushqim shtesë. Por djali muajt e fundit ka rënë në peshë. Tani është 8 muajsh e gjysmë dhe pesha është 9.200kg, kjo gjë me shqetëson.

Problemi tjetër është se ka lindur botanik dhe kokat e kërceve nuk i janë formuar ende. I përdor vitaminën D. Gjatësia e djalit nuk më pëlqen . Në muajin e 8-të ishte 67 cm. Mund të më thoni si duhet të veproj për ushqyerjen e djalit që të ketë shëndet normal? Pres përgjigjen tuaj.

Përgjigjet mjeku pediatër Polikron Çela

Pesha e fëmijës suaj është normale, për të mos thënë që ka peshën e një fëmije 1 vjeç. Ky shpeshherë është edhe fiskim i prindërve, pasi krahasojnë fëmijët me njëri-tjetrin dhe nuk i njohin parametrat normalë. Gabimi mëi madh që ka bërë nëna, është që i ka hequr gjirin bebes dhe, në fakt, ky më tepër se faji i nënave, është faji i mjekëve që japin rekomandime të tilla.

Gjatësia është shqetësuese, ndaj unë do të këshilloja një konsultë me endokrinologun.

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital