Avancuan luftën kundër kancerit, shkencëtarët fitojnë çmimin Nobel për Mjekësinë

Çmimi Nobel për “Mjekësi 2018”, i u dha James P. Allison dhe Tasuku Honjo në Stokholm të Suedisë. Të dy shkencëtarët, të dy aktivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kryer kërkime mbi frenimin natyror, që mund të bllokojë përparimin e kancerit, mbi të cilat është bazuar terapia imune.

Hulumtimet nga James P. Allison dhe Tasuku Honjo kanë qenë një moment historik në luftën kundër kancerit, sepse për herë të parë kanë zbuluar mekanizmat me të cilat qelizat imune sulmojnë qelizat e tumorit.

Allison i hapi rrugën këtij hulumtimi, duke studiuar proteinat që funksionojnë si një sistem imunitar bllokues dhe përparimin e potencialit të tyre të madh: duke manipuluar frenimin e tyre natyror, do të jetë e mundur për të sulmuar tumoret me armë të reja.

Honjo shënoi një tjetër hap përgjatë kësaj rruge të re, duke zbuluar një proteinë qelizore tumorit që gjithashtu funksionon si një frenues, por me një mekanizëm të ndryshëm të veprimit, sesa ato të njohura deri tani. Të dy gjetjet janë përkthyer me kalimin e kohës në qasje të reja për terapinë e kancerit që janë provuar të jenë shumë premtuese.

Dy shkencëtarët do të ndajnë çmimin prej një milion dollarësh.

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë