Vërtetohet shkencërisht: Njerëzit po hanë plastikë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Plastika po kontaminon trupat tanë, konfirmojnë shkencëtarët për herë të parë. Grimca të vogla plastike janë gjetur te çdo pjesëmarrës, në një eksperiment që synonte të vlerësonte sesa plastikë hamë dhe pimë ne çdo ditë.

Studimet deri tani janë fokusuar më shumë në natyrë, por studimi i ri tregon se edhe njerëzit po konsumojnë plastikë.

Konsumimi i peshkut apo i ujit nga shishet plastike mendohet të jenë ndër burimet kryesore të plastikës në trupin e njeriut.

Sipas shkencëtarëve, plastika mund të përfundojë në trupi e njeriut nga konsumimi.

Aktivistët thonë se është bërë e pashmangshme që njeriu të konsumojë, pijë apo thith plastikë – me pasoja potenciale të dëmshme. Këtu përfshihen rreziku nga infeksionet bakteriale, futja e kimikateve të dëmshme në trup, irritimi i veshjes së brendshme të zorrës, dhe ndikimi në sistemin imunitar.

Është zbuluar se kimikatet e përdorura në prodhimet e plastikës prekin zhvillimin e organeve seksuale te kafshët dhe peshqit. Druhet se plastika mund të mbajë edhe kimikate toksike, si për shembull metale helmuese, apo hormone që ndërhyjnë me zhvillimin normal seksual drejtpërdrejt në trupin tonë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese