Historia frymëzuese e Elsidit, 22- vjeçarit me nevoja të veçanta

Që kur lindi, Elsid Sekja kishte vështirësi në lëvizje. Megjithatë kjo nuk e ndaloi 22- vjeçarin për të ndjekur ëndrrën e tij me shpresën se do të mund t’i vijë në ndihmë kujtdo që ka nevojë për mbështetje.

Momentalisht Sekja është në vit të tretë për Punë Sociale.

“Arsyeja përse kam zgjedhur degën e Punës Sociale është sepse më pëlqen të merrem me këtë problematikë, me të cilën përballem edhe vet, me fëmijët me aftësi të kufizuara, me paragjykimet që ndodhin në qarkun tonë. Më pëlqen shumë të jem i njerëzishëm”, thotë Elsidi.

Përgjatë viteve, të riut i është dashur të jetojë me peshën e paragjykimit, por kjo nuk e ka bërë të dorëzohet.

“Kam pasur raste, por si natyrë e fortë që jam e kam përballuar. Dëgjoj shpesh thënie “si e lënë të dalë vetëm’” apo “sa gjynah”. Shpesh jam përballur me lloj-lloj paragjykimesh dhe përbuzjesh, por i kam kaluar me forcë dhe vendosmëri. Sigurisht edhe përkrah familjes, si gjithmonë”.

Shumë bashkëmoshatarë mund të synojnë emigrimin, por Elsidi thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shkodra.

“Mesazhi im për të tjerët është: Mos u ndieni të paragjykuar, edhe nëse keni një problematikë të caktuar. Gjëja tjetër që iu bëj apel është ta kalojnë jetën e tyre në Shkodër, në vendin ku ata janë lindur, të kontribuojnë për atë vend siç po bëj edhe unë. Megjithëse kam një të metë fizike, për të cilën paragjykohem. Përpiqem ta kaloj. Do të qëndroj në Shkodër, nuk kam qejf të largohem jashtë shtetit. Përderisa unë i kam kaluar këto barriera, është e kotë të largohem nga Shkodra”, shprehet Sekja per “Top Channel”.

Postime të ngjashme

Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri