Tiranë, 50 vjeçarja me aftësi të kufizuara bëhet nënë për herë të parë

Një 50 vjeçare me aftësi të kufizuara është bërë nënë e një vajze në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, pas një shtatzënie të vështirë që ja doli të finalizohej me sukses.

Zenepe dhe Gëzim Pirja janë një çift personash me aftësi të kufizuar, të cilët me dëshirën e madhe për t’u bërë prindër, i janë drejtuar maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Në gusht të vitit 2018, Gëzimi i është drejtuar me një email Ministres Manastirliu për ta mbështetur për qëndrimin në spital, për vijimin e shtatzënisë së gruas së tij.

Prej 5 muajsh çifti Pirja ka qëndruar në një dhomë të posaçme në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe ata kanë ndjekur biznesin e tyre familjar (një kopësht për fëmijë) nga dhoma e maternitetit nëpërmjet sistemit të kamerave. Shtatzënia nuk ka qenë e lehtë, por është finalizuar me sukses.

Dje ka ardhur në jetë El’Ana që gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën e saj. Prindërit shprehen se e kanë quajtur El’Ana (Zoti na u përgjigj) dhe falënderojnë stafin e përkushtuar të maternitetit për ndjekjen dhe kujdesin gjatë kësaj shtatzënie të pazakontë.

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë