Përshtati në shqip: Blertina Koka
Sipas një studimi të fundit, mjekët ORL që ndeshen me pacientë të cilët kanë dhimbje të vazhdueshme të fytit, si dhe vështirësi në frymëmarrje, në përtypjen e ushqimit ose dhimbje të veshit, duhet të marrin në konsideratë edhe kancerin si shkak.
Aktualisht, rekomandohet që pacientët që e kanë vazhdimisht zërin e ngjirur ose ju shfaqet një gjëndër në qafë, të kontrollohen për kancer të fytit dhe laringut.
Gjithsesi, shkencëtarët thonë që kjo nuk duhet t’i alarmojë pacientët.
“Dhimbja e fytit në vetvete nuk lidhet me kancerin laringal”, thotë shkencëtari Weilin Wu, nga Qendra Kërkimore e Kancerit në Britani.
Laringu është pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri; gurmaz. Në Britani, @do vit raportohen 2000 raste të reja me kancer të laringut.
Burimi: BBC / Shendeti.com.al

