Vitamina C, ilaç kundër gripit dhe rrufës

Sa herë që sëmuremi me ftohje apo me grip, gjëja e parë që mendojmë është të shkojmë te mjeku apo te farmacisti i lagjes për të marrë ilaçet e nevojshme për t’u shëruar. Por, para se të shkojmë te përdorimi i medikamenteve të ndryshme, duhet të përpiqemi ta luftojmë gripin në kushte shtëpie, me produkte bio. Sipas një studimi të bërë ka rezultuar se përdorimi i vitaminës c mban larg rrufën dhe gripin si dhe ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë.

Efektet e dobishme të vitaminës C janë të dukshme në shkurtimin e kohëzgjatjes së ftohjes dhe të lehtësimit të simptomave. Megjithëse shumë kërkime tregojnë që nuk e parandalon, një studim i rastësishëm zbuloi që, atletët e garave shumë të gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë nuk i zinte aq shpesh gripi sa ata që nuk e merrnin fare vitaminën.

Prandaj mjekët këshillojnë përdorimin e një vitamine C në ditë veçanërisht kur ndieni se po ju zë gripi. Përdorimi i saj nuk ju dëmton aspak, përkundrazi ju ndihmon që edhe në rast se ju zë gripi, të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni nga simptomat e tij. Pra, në një gjendje të tillë do e kaloni gripin më lehtë se herët kur nuk keni pirë vitaminë C, gripi do të jetë jo aq problem. Marrja e 200 miligramëve në ditë është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.

Vitamina C është jostabile dhe humbet gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë. Lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt