Cilat janë moshat më të rrezikuara nga tuberkulozi?

Nga pneumologjia Anila Alika:

Fëmijët janë më të rrezikuarit nëse janë afër me personat e infektuar. Janë të rrezikuar sepse imuniteti i fëmijës është më i dobët sesa imuniteti i një të kollerrituri. Edhe moshat e rritura rrezikojnë që të shfaqin turbekuloz. Në moshat e rritura ne themi që mund të jetë turbekulozi që mund të ketë kaluar në rini dhe është ringjallur ose mund edhe të jetë prekur për herë të dytë.

Pacienti mund të infektohet me turbekuloz, të diagnostifikohet, të mjekohet, të kurohet dhe për vite të tëra të jetë mirë. Por përsëri pas disa vitesh, për shkak të kushteve në të cilat mund të jetë organizmi i personit, mund të ringjallet kjo sëmundje që është brenda. Bien forcat mbrojtëse dhe ngre kokë bacili që është në gjendje gjumi, në ca vatra të forta të kalcifikuara.

Por mundet që personi që ka kaluar një herë turbekulozin, të infektohet sërish nga ndonjë mikrob që e merr nga jashtë.

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj