Çfarë duhet të konsumoni për të forcuar sistemin imunitar? Provoni “dietën e ylbertë”

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ndërkohë që sezoni i gripit dhe i ftohjes vazhdon, është mirë të dihet se ajo çka hani ndihmon sistemin imunitar të luftojë kollën, teshtimat apo rrufën.

Edhe pse nuk ka ndonjë ushqim apo dietë specifike që mund të parandalojë gripin apo ftohjen, duke konsumuar ushqime të pasura në lëndë ushqyese mund të forconi sistemin imunitar.

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjtiha lëndët ushqyese që të funksionojë normalisht. Këtu përfshihen vitaminat, mineralet, yndyrat, karbohidratet, proteinat dhe fitonutrientët.

Për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit, mendojeni dietën si një ylber. Ashtu si ylberi që ka 7 ngjyra, ja cilat janë disa ushqimet e shumëngjyrshme që mund të forcojnë sitemin imunitar.

Ushqimet në ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë janë të pasura kryesisht me vitaminë C

Vitamina C njihet si një ndër vitaminat kryesore që forcon sistemin imunitar. Çdo produkt ushqimor në ngjyrë të portokall dhe të verdhë është e pasur kryesisht me vitaminë C. Disa nga ushqimet më të pasura në vitaminë C janë: qitrot (portokalli, mandarina, grejpfruti), karota, luleshtrydhet, kivi, specat e kuq gogozhare, domatet, lulelakra etj. E mira e këtyre ushqimeve është se zakonisht konsumohen ashtu siç janë, pa pasur nevojë që të zihen apo skuqen, duke mos humbur kështu vlerat ushqyese.

Jeshillëqet përmbajnë shumë lëndë ushqyese

Çdo ushqim që është i pasur në vitaminë D, si jeshillëqet për shembull, ndihmon me sistemin imunitar. Studime të ndryshme kanë treguar se kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

Ka disa perime të familjes së lulelakrës, si brokoli, kalë, lakra, arugula, lakra e Brukselit etj, të cilat janë të pasura në shumë lëndë ushqyese, si vitaminat C, E dhe K, karotenoide, folate dhe minerale – të gjitha këto lëndë ushqyese që forcojnë sistemin imunitar.

Ushqimet në ngjyrë blu dhe vjollcë duhet të jenë patjetër pjesë e dietës

Edhe pse me një madhësi shumë të vogël, ushqimet në ngjyrë vjollcë, si kumbullat, fiqtë, hurmat arabe, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese.

Si të freskëta ashtu edhe të thata këto fruta kanë në përmbajtje të lartë lëndë ushqyese, fibra, antioksidues dhe folate.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin