Pilulat kontraceptive, si duhet të merren?

Nga mjeku Elton Peci:

Kjo varet nga lloji i pilulës.

Pilulat e kombinuara: Shumica e konfeksioneve janë me 28 ose me 21 tableta. Në të dyja rastet kemi 21 tableta aktive që përmbajnë hormonet. Në konfeksionet me 28 tableta, 7 tabletat e fundit quhen tabletë rikujtuese; ato nuk përmbajnë hormone. Në konfeksionet me 21 tableta, çdo ditë merret një tablet. Pas 21 ditëve aktive, kryhet një javë pauzë, pas së cilës niset një kuti e re.

pilula kontraceptive 1Megjithatë, tabletat kontraceptive mund të merren çdo ditë, edhe për më shumë se 21 ditë, nëse duam të shtyjmë datën e menstruacioneve ose thjesht të mos kemi fare për një periudhë të caktuar.

Pilulat vetëm me progesteron: Këto pilula përmbajnë vetëm progesteron dhe janë të gjitha aktive. Karakteristikat e administrimit të pilulave me progesteron janë:

Menstruacionet do fillojnë 1 javë pas ndërprerjes

Ndonjëherë mund të keni spoting apo hemorragji intermenstruale me intensitet shumë të ulët.

Pilulat kontraceptive ushtrojnë efektin e tyre mbrojtës ndaj shtatzanisë edhe janë pas ndërprerjes së tyre.

Duke u marrë në një orar të përpiktë, pilula është më efikase.

Nuk duhet të harrojmë se pilulat nuk janë të efektshme në 100% të rasteve. Në raste shumë të rralla, ato nuk janë efikase. Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim, pasi rreziku për anomali fetale në shtatzanitë e arritura gjatë administrimit të kontraceptivëve oralë, është shumë i papërfillshëm.

Nëse ju do të dëshironit një shtatzani, atëherë ju mund të ndërprisni marrjen e pilulës. Shtatzania është e mundshme që në muajin e parë pas ndërprerjes së pilulave.

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen