A i sjell probleme fetusit lyerja e thonjve gjatë shtatzënisë?

Përshëndetje! Doja t’ju beja një pyetje. A është e dëmshme lyerja e thonjve me manikyr gjatë shtatzënisë. I kam lyer gjithë kohën, por nuk e kisha menduar pjesën nëse manikyri bën dëm apo jo deri sot, nuk di si më vajti mendja, jam në muajin e gjashtë e gjysmë. Në internet lexova lloje të ndryshme përgjigjesh dhe nuk e di nëse duhet të shqetësohem. Nëse kjo mund t’i sjellë probleme fetusit apo jo. Nëse keni informacion, do të më ndihmonit.

Përgjigjet Prof. Dr. Rustem Celami, mjek obstetër-gjinekolog

Në përgjithësi, lyerja e thonjve të duarve apo të këmbëve nuk përbën risk për shtatzëninë. Nuk ka të dhëna klinike shkencore që një aplikim i lyerjeve të thonjve të ketë efekte anësore te fetusi. Gjithsesi, ekspozimi i tepërt e i vazhdueshëm rekomandohet të shmangen, sidomos gjatë shtatzënisë.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi