Kripa e detit për flokët

Ilma Lamçe

Na ka ndodhur shumë herë që gjatë plazhit të jemi të detyruar t’i mbajmë flokët me kripën e detit për arsye të ndryshme. Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke  eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

Përveç periudhës së verës, kur ne mund të lahemi dhe t’i mbajmë flokët për disa orë  me kripën e detit, në periudha të tjera përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë. Masazhojeni dhe më pas mbajeni për disa orë dhe shpëlajeni./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë