Ligji i ri për shërbimin paliativ: Pacientët të dinë edhe sa jetë kanë

pacientManjola Hasa

Pikëpyetja më e madhe për një mjek është t’i thotë apo jo pacientit se vdekja është e pashmangshme.

Në fakt, kjo çështje nuk është pikëpyetje vetëm në kokën e mjekëve, por njëherazi është një debat i gjërë që nuk ka kaluar pa zëra pro dhe kundër në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë.

Në përfundim, ligji i ri zhduk pikëpyetjet dhe i obligon mjekët t’i thonë pacientëve se deri këtu ishte rruga e tyre e jetës. Ligji i ri për shërbimin paliativ për këtë pjesë bazohet edhe në Kartën e Pacientit, e cila thotë se “çdo pacient ka të drejtën për akses ndaj çdo lloj informacioni lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, për shërbimet shëndetësore dhe mënyrën e përdorimit te tyre. Një pacient ka të drejtën për t’u njohur me dosjen e tij klinike dhe kartelën mjekësore, t’i fotokopjoje ato, të bëjë pyetje mbi përmbajtjen e tyre.”

Por deputetët mjekë kanë diskutuar edhe një temë të nxehtë në mbarë botën, atë të eutonazistë, për ‘ti dhënë fund me vullnetin personal, jetës.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin