Majdanozi, bima medicinale kundër sëmundjeve të ndryshme

Ilma Lamçe

Majdanozi është një bimë e cila gjen përdorim të gjerë në kuzhinë. Përveç shijes shumë të mirë që jep ushqimit, ndihmon edhe në shëndetin e njeriut.

Majdanozi nuk ka vlera të larta kalorike, por është i pasur me minerale dhe vitamina. Ai përmban vitaminën A, B, B12, që është shumë me rëndësi për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu përmban hekur, kalcium, mangan, magnez e bakër. Përdorimi i rregullt i tij në ushqim bën të mundur që të furnizohet trupi me antioksidues.

Konkretisht elementët antioksidues të majdanozit janë apigenina, luteina dhe beta-karotina. Antioksiduesit janë përbërës që reduktojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira në trup. Këto janë molekula të përfshira në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, disa llojeve të kancitdhe sëmundjeve të tjera që lidhen me plakjen e organizmit. Mendohet se majdanozi i freskët ka veti antioksiduese ndonjëherë edhe më të lartë se disa fruta dhe perime.

Majdanozi është efikas në çdo sëmundje që lidhet me sytë dhe sistemin nervor të shikimit, shërben për qetësimin e nervave, për reduktimin e dhimbjeve, për pastrimin e gjakut. Mjekët e mjekësisë popullore e sugjerojnë si ilaç kundër viruseve, sëmundjeve të veshkave, sëmundjet e trakteve urinare, inflamacionin e syve, diabetin, kafshimet nga insektet, dhe nga potenca.

Majdanozi njihet gjithashtu edhe për efektin e tij kundër erës së keqe. Këshillohet që për të përftuar të gjithë vlerat e tij  shëruese të konsumohet në gjendje të freskët./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë