Cilat janë të mirat e marrjes me sport?

Në rastet kur aktiviteti fizik nuk neglizhohet, por zhvillohet në mënyrë të përshtatshme dhe të vazhdueshme, është një mjet i dobishëm që ndikon pozitivisht ushtime 2gjatë jetës së njeriut dhe mbron nga këto sëmundje, që kanë të bëjnë me: Mënjanimin e obezitetit dhe mbipeshës, rrit masën e fuqinë muskulare, rendimentin e zemrës, të mushkërive dhe të enëve të gjakut, mënjanon osteoporozën dhe rrit masën kockore, mënjanon dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe të artikulacioneve, zvogëlon mbitensionin e gjakut, mbron nga infarktet kardiake dhe nga sëmundjet e arterieve.

Gjithashtu mbron nga hemorragjitë cerebrale, zvogëlon rrezikun nga streset dhe rrit tolerancën ndaj tyre, përmirëson diabetin, zvogëlon rrezikun nga kanceri, mbron nga zhvillimi i proceseve negative të koagulimit të gjakut, rrit me 5 vjet jetëgjatësinë, ndihmon në mënjanimin e duhanit, alkoolit, drogës, përmirëson marrëdhëniet sociale etj.

Për të frenuar këtë situatë, Ministria e Arsimit ka hartuar tashmë një strategji, në të cilën krahas shtimit të orëve mësimore për edukimin fizik në shkolla, do të monitorojë edhe zhvillimin korrekt të tyre, dhe jo të neglizhohet më ora e fizkulturës, ku nxënësit qëndrojnë në oborret e shkollave duke ngrënë ushqime të blera në fastfood-et rrethe e rrotull.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026