Transplanti i zemrës së derrit tek njeriu “brenda 3 vitesh”

Zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht mund të përdoret për transplant tek pacientët brenda tri viteve, sipas kirurgut pionier që kreu transplantin e parë të zemrës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 40-vjetorin e transplantit të parë të zemrës që rezultoi me sukses, , Sir Terence English tregoi për The Telegraph se brenda këtij viti po planifikon të zëvendësojë veshkën e njeriut me atë të derrit.

“Nëse ksenotransplantit ka rezultate të kënaqshme me veshkat e derrave tek njerëzit, atëherë është e mundur që zemra e derrit të mund të përdoret tek njerëzit brenda disa viteve”, tha kirurgu i kardiologjisë.

Anatomia dhe fiziologjia e zemrës së një derri janë të ngjashme me atë të një njeriu, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e terapive të reja.

Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë zbuluar se përdorimi i një pjese shumë të vogël të materialit gjenetik të quajtur microRNA-199 në zemrën e dëmtuar nga një atak ndihmon në rigjenerimin e qelizave.

Burimi: The Guardian

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani