Nuk janë akne! Ja përse shkaktohen puçrrat e bardha në lëkurë

Ju janë shfaqur disa njolla të bardha ose si të verdha poshtë syve, në hundë ose faqe. Këto njolla, si puçrra, quhen milia – ciste të vogla që formohen poshtë lëkurës. Ato krijohen kur qelizat e vdekura mbesin poshtë lëkurës dhe krijojnë si toptha të bardhë. Ato zhvillohen zakonisht tek të sapolindurit, megjithatë mund të largohen vetvetiu brenda katër javësh.

Shumë të rritur gjithashtu kanë në faqet e tyre disa puçrra të tilla, që janë zakonisht jo të rrezikshme dhe nuk kanë nevojë për trajtim.

Çfarë i shkakton ato?

Nuk dihet saktësisht se nga shkaktohen këto puçrra të vogla në fytyrë, dhe përse disa njerëz kanë më shumë se të tjerët. Megjithatë disa ekspertë mendojnë se përdorimi i produkteve të ashpra për lëkurën mund të jetë një ndër shkaqet e zhvillimit të milias.

Milia mund të lidhet gjithashtu me gjendje të tjera shëndetësore, ilaçe të caktuara, probleme me lëkurën, si djegie, skuqje, madje edhe me tatuazhet. Në këtë arst ato mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit.

Si mund t’i trajtoni?

Nuk është i domosdoshëm trajtimi i këtyre njollave në fytyrë, pasi largohen vetvetiu brenda pak javësh ose muajsh. Por, nëse doni t’i largoni sa më shpejtë për arsye kozmetike, mund të konsultoheni me një dermatolog.

Shumë njerëz përdorin edhe kura natyrale, si uji i trëndafilit ose mjalti, megjithatë nuk ka të dhëna që funksionojnë vërtet.

Burimi: Health

Postime të ngjashme

Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure