Testi që parashikon vdekjen brenda 10 vitesh me një saktësi të frikshme

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku që mund të parashikojë predispozitat për vdekje në 10 vitet e ardhshme.

Një ekip shkencëtarësh në Gjermani zbuluan 14 tregues në gjak që duket se ndikojnë në rrezikun për vdekje, pasi analizuan të dhënat e 44 mijë njerëzve. Këta tregues lidhen me gjithçka, që nga imuniteti deri tek kontrolli i glukozës, kolesterolit dhe inflamacioni.

Pas kryerjes së një testi të këtyre treguesve, rezultoi që ato ishin 83% të saktë në parashikimin nëse dikush do të vdiste në 2-16 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët shpresojnë që rezultatet e këtij studimi mund të çojnë në zhvillimin e një testi gjaku që një ditë mund të përdoret si udhëzues për trajtimin e pacientëve. Ekspertët e kanë cilësuar këtë studim si “hap nxitës”, megjithatë theksojnë që duhet të kryhen më shumë studime derisa ky test të mund të përdoret në “jetën reale”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani