Si aplikohen teknikat e fizioterapisë për dhimbjen e kokës?

Petrit Drini, fizioterapist

Disa teknika të fizioterapisë që përdoren për trajtimin e dhimbjes së kokës, ndihmojnë për të reduktuar dhimbjen.
Pacientët mund të mësohen se si të ushtrojnë metoda të ndryshme. Dhimbjet e kokës
me natyrë migrene mund të shkaktojnë një ndjesi tensioni dhe shqetësimi në qafë. Edhe pse tensioni mendohet të jetë shkak sekondar për migrenën, ushtrimet e tërheqjes mund
të jenë të dobishme për të reduktuar disi shqetësimin.
Në mënyrë që të identifikohen disa nga faktorët e dhimbjes së kokës që lidhen me
sistemin muskulor-skeletor, duhet bërë një vlerësim i plotë i qafës dhe pjesës së sipërme të kurrizit për të gjetur më pas trajtimin e duhur.

Disa nga metodat e trajtimit përfshijnë:

  • Mobilizimin e artikulacioneve: Teknikat pasive të lëvizjeve që kanë për qëllim të rikthejnë lëvizjet e plota pa dhimbje dhe lëvizjen e përgjithshme të qafës.
  • Tërheqjet: Një program i rregullt i tërheqjeve është thelbësor në mirëmbajtjen e fleksibilitetit të muskujve të qafës që ndihmon në maksimizimin e funksioneve të saj.
  • Forcimi: Problemet e vazhdueshme të qafës shpesh lidhen me dobësimin e muskujve postural dhe mbështetës në qafë dhe kurriz (koka e nxjerrë përpara + shpatullat e kërrusura = muskuj të dobët postural)
  • Masazhi/çlirimi i pikave të tensionit: Muskujt e shkurtuar shpesh kanë “pika tensioni”
    që mund të bëhen shkak i dhimbjes. Relaksimi ose çlirimi i këtyre zonave të tensionuara
    mund të përmirësoj funksionin e muskujve të qafës.
  • Trajtime me anë të aparaturave:
    Nxehtësia, TENS ose Stimulimi Elektrik i Muskujve mund të përdoren shpesh së bashku
    me teknikat manuale për të çliruar një pjesë të dhimbjes dhe tensionit në muskuj.

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje