A shkaktojnë miomat infertilitet?

Dr. Elton Peci, mjek obstetër-gjinekolog

Miomat janë tumore beninje (pra jo kanceroze!) të pranishme në rreth 20 – 40 % të femrave të moshës riprodhuese.

A shkaktojnë miomat infertilitet apo jo, kjo është një pyetje shumë komplekse. Një pjesë e femrave infertile do të kenë mioma, por janë dimensionet dhe lokalizimi i tyre që do të përcaktojnë ndikimin e tyre në fertilitet. Miomat që janë më të mëdha se 6 cm në diametër dhe ato të lokalizuara në brendësi të kavitetit uterin janë ato që kanë më tepër ndikim negativ mbi aftësinë
për të arritur një shtatzëni dhe të çuar një shtatzëni deri në lindjen e një fëmije. Në raste të rralla, miomat mund të lokalizohen në afërsi të hapjeve të tubave duke shkaktuar bllokime të tyre.

Shumica e femrave që kanë mioma nuk do të kenë vështirësi në arritjen e një shtatzënie. Nëse shtatzënia po vonon dhe kemi praninë e një miome, atëherë duhet të kërkohen faktorë të tjerë të mundshëm për këtë vonesë përpara se të kalohet direkt në heqjen kirurgjikale të miomës (miomave). Është mjeku specialist në fertilitet ai që do të përcaktojë rëndësinë e miomës dhe nevojën ose jo për intervent kirurgjikal (miomektomi)./ JoTabu.al

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit