Autoritet europiane: kontraceptivët, efekte anësore

Kontraceptivët hormonalë mund të sjellin si efekt anësor depresionin dhe sjellje me prirje vetëvrasëse.

Ky është lajmërimi i ri mbi informacionet ilustruese në kutinë e medikamentit, pas një rivlerësimi të bërë në Europë mbi sigurinë e tyre. Deklarata është bërë menjëherë edhe nga Agjencia Kombëtare Italiane Farmaceutike Aifa, shoqëruar edhe me letër porosi për të gjithë mjekët specialistë të sektorit.

Mungesë humori e theksuar apo depresion janë efektet anësore dhe të padëshiruara që janë vërejtur gjatë përdorimit të kontraceptivëve nga vajzat dhe gratë, të cilat i marrin për të evituar shtatzënitë e padëshiruara, apo edhe për shumë arsye të tjera, sipas rekomandimit të mjekut.

Depresioni mund të jetë një faktor mjaft i rëndë dhe shton mjaft rrezikun e lindjes së sjelljeve me tendencë vetëvrasëse. Kështu që institucionet bëjnë thirrje që pacientet duhet të informohen dhe të kontaktojnë me mjekun e tyre nëse vërejnë ndryshime humori apo simptoma depresive, edhe nëse dallohen pas nisjes së trajtimit.

Ky lajmërim, theksojnë autoritetet europiane, vlen për të gjithë kontraceptivët hormonalë që janë në treg, si pilula, unazë vaginale, spirale apo implante që vendosen nën lëkurë. / tvklan.al

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur