Aloe vera, bima e mrekullive

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Aloe vera, ndonjëherë e përshkruar si “ bima e mrekullive”, është një bimë barishtore me gjethe të trasha dhe të forta, të dhëmbëzuara në anët e tyre. Shumica e përdorimeve të saj janë në formën e xhelit që nxirret nga gjethet e kësaj bimë.

Disa nga përfitimet shëndetësorë të Aloe verës janë:

  1. Dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve

Aloe vera në xhelet për dhëmbë është po aq efekive sa edhe pasta e dhëmbëve për luftimin e kaviteteve. Lëngu i aloes apo lateksi përmban antrakinone, përbërës që shërojnë dhe reduktojnë dhimbjen nëpërmjët efekteve natyrale anti – inflamatore.

  1. Kapsllëku

Agjensia rregullatore për bimët e Gjermanisë e ka miratuar përdorimin e lateksit të Aloe verës për të trajtuar kapsllëkun. Ndërkohë që Agjensia Amerikane e Administrimit të Ushqimit dhe Ilaçeve ka deklaruar se nuk ka akoma mjaftueshëm të dhëna në sigurinë dhe efektivitetin e produkteve të Aloe verës, kështu në SHBA ato nuk mund të përdoren për të trajtuar kapsllëkun.

  1. Diabeti

Shumë studime kanë treguar se lëngu i Aloes mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2. Por ekspertët këshillojnë kryerjen e të tjera studimeve për të parë nëse Aloe vera është vërtet e mirë për diabetin.

  1. Vlera antioksidante dhe antimikrobiale

Si gjethet edhe lulet e Aloe verës kanë veti antioksidante, sidomos lëkura e gjetheve. Lëkura e gjethes ka gjithashtu veti antimykoplazmike. Mykoplazma është një lloj bakterie që nuk ka mur qelizor, kështu që nuk mund të luftohen nga shumë antibiotikë të zakonshëm. Substancat antiantimykoplazmike i shkatërrojnë këto bakterie.

  1. Mbrojtje nga rrezatimi ultraviolet

Një studim i kryer në Korenë e Jugut zbuloi se ekstrakti i Aloe verës mund të mbrojë ndaj rrezatimit ultraviolet.

  1. Plagët nga djegie të gradës së dytë

Një skuadër kirurgësh plastikë e krahasoi përdorimin xhelit të Aloe verës me atë të kremit sulfadiazinë argjendi për trajtimin e djegieve të gradës së dytë. Djegiet tek pacientët që u trajtuan me Aloe vera u shëruan shumë më shpejt se tek ata pacintë që u trajtuan me kremit sulfadiazinë argjendi. Gjithashtu pacientët që u trajtuan me xhel aloe vera kishin më pak dhimbje.

Burimi: Medical News Today

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin