Frika për humbjen e vendit të punës rrit rrezikun e astmës me 60%

Frika për humbjen e vendit të punës mund të rrisë rrezikun e prekjes nga astma. Punët e pasigurta e rrisin rrezikun me 24%, ndërsa frika se do ta humbin astmapunën së shpejti, brenda dy vjetësh e rrit rrezikun me 60%. Ky është studimi i fundit i kryer nga Instituti i Mjekësisë Sociale dhe të Punës në Universitetin e Dyseldorfit, të cilët kanë studiuar për herë të parë lidhjen mes krizave astmatike dhe stresit të punës. Studimi u publikua në revistën “British Medical Journal” dhe përfshiu 7000 nëpunës, burra dhe gra.

Studimi u krye nga viti 2008 deri në vitin 2011 me rritjen e krizës ekonomike kudo në Evropë.

Në këtë periudhë kërkuesit zbuluan shfaqjen e 105 rasteve të reja të astmës, gjysma tek burrat e gjysma te gratë, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e punës së tyre. “Ekziston një lidhje mes astmës dhe stresit të punës, – shpjegojnë kërkuesit. – Lidhja është edhe më e dukshme mes nëpunësve me të ardhura më të ulëta, mes të rinjve dhe beqarëve”.

“Kemi zbuluar se ata që nuk ndihen të sigurt se do të arrijnë një kontratë me kohë afatgjatë janë më të prirur për të kaluar në depresion”, përmbyllin autorët./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve