Një zbulim i ri që “mund të trajtojë të gjitha llojet e kancereve”

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Një pjesë e re e sapo zbuluar e sistemit imunitar mund të ndihmojë në trajtimin e të gjitha llojeve të kancereve, thonë shkencëtarët.

Studiues nga Universiteti i Kardifit kanë zbuluar një metodë për të vrarë kancerin e prostatës, gjirit, të mushkërisë dhe kancere të tjera, në teste laboratorike.

Zbulimi, i publikuar në revistën “Nature Immunology”, nuk është testuar akoma në pacientë, por studiuesit shprehen se ka nje potencial shumë të madh. Sipas tyre, edhe pse puna është akoma në fazat e para, është shumë emocionuese.

Çfarë kanë zbuluar konkretisht studiuesit?

Sistemi imunitar është mbrojtja natyrale e trupit ndaj infeksioneve, por gjithashtu lufton qelizat kancerogjene. Shkencëtarët po kërkonin për mënyra të pazbuluara më parë, se si i lufton sistemi imunitar në mënyrë natyrale tumoret.

Çfarë  ata zbuluan ishin qeliza – T në gjak. Qeliza – T është një qelizë immune që e skanon trupin për të parë nëse ka ndonjë rrezik që duhet eleminuar. Ndryshimi është se qeliza e zbuluar mund të sulmojë një shkallë të gjërë kanceresh.

“Kemi një mundësi për të kuruar çdo pacient”, tha Prof. Andreë Sewell për BBC.

“Askush nuk e besonte më parë se kjo do të ishte e mundur. Është shtuar prospekti i një trajtimi që mund të përdoret për të gjitha llojet e kancereve, një lloj i vetëm qelize – T që mund të jetë e aftë të shkatërrojë shumë lloje të ndryshme kanceresh në popullatë,” shtoi ai.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë