Shkaqet e migrenës, cilat janë?

Shkaku themelor i migrenës është idiopatik (i panjohur). Bashkëveprimi shkaqeve gjenetike me ato psikosociale, si: ankthi, lodhja, depresioni, çrregullimet bipolare akuzohen si ndër shkaqet kryesore të saj.

dhimbje kokee1) Shkaqet gjenetike

Është testuar që në 35-51% tek binjakët shkaku kryesor mbetet faktori gjenetik, që transmetohen tek pasardhësit në mënyrë autozomale dominante (nga prindi tek fëmija, pra jo nga gjyshërit). Në varësi të numrit të gjeneve të transmetuara apo të trashëguara varet edhe intensiteti i dhimbjeve. Më thjesht, nëse ju keni ngjashmëri gjenetike të lartë me prindin tuaj, aq më i rëndë do jetë intensiteti i dhimbjeve, pa harruar ndërveprimin psikosocial individual tuajin.

2) Aspektet fiziologjike

Përmendëm që migrena është e lidhur me sistemin neurohormonal. Duke u nisur nga kjo, rol të rëndësishëm luajnë menarket (menstruacionet për herë të parë) që mund të favorizojnë manifestimin e sëmundjes. Ndërsa perimenopauza dhe menopauza mendohet se i reduktojnë manifestimet. Po ashtu gjatë gravidancës (shtatzania) migrena zakonisht nuk ndodh në tremujorin e dytë dhe të tretë.

3) Shkaqet psikosociale dhe mjedisore

Ndër shkaqet psikosociale dhe mjedisore përmendim stresin, lodhjen, urinë, ankthin, depresionin, fonofobinë (ndjeshmërinë nga zhurmat), fotofobinë (ndjeshmërinë ndaj dritave të forta) dhe mungesën e ajrosjes së ambjentit etj.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se diçka nuk po shkon mirë me funksionin e mëlçisë
Kura befasuese për migrenën, pa efekte anësore
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Njihet si organ thelbësor për qindra procese të trupit, çfarë ndodh me mëlçinë tuaj nëse ndaloni së piri alkool