Ndikimi i vitaminave C dhe D në sistemin imunitar

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Ditët e fundit mund të keni dëgjuar lajme të ndryshme se si vitamina C dhe D mund të parandalojnë apo luftojnë koronavirusin.  Ndërkohë që këto pretendime nuk janë vërtetuar akoma nga shkenca, ekzistojnë prova të forta se vitaminat C dhe D ndikojnë në sistemin imunitar, duke e përmirësuar atë.

Përmirësimi dhe forcimi i sistemit imunitar mund të bëjë që të jeni më pak të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme, përfshirë këtu edhe infeksionet e traktit respirator si gripi (influenza) dhe e ftohura e zakonshme.

Vitamina C

Trupat tanë nuk prodhojnë vitaminë C, por ne kemi nevojë për këtë vitaminë për funksionin e sistemit imunitar, strukturën e kockave, përthithjen e hekurit dhe lëkurën e shëndetshme. Mund ta marrim vitaminën C nga dieta jonë ushqimore, zakonisht nga frutat si portokalli, mandarina, luleshtrydhet, bananet dhe në perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakra, lulelakra dhe brokoli. Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës C është 90 mg në ditë për burrat dhe 75 mg në ditë për gratë.

Marrja e vitaminës C mund të reduktojë riskun për t’u prekur nga i ftohti i zakonshëm, sipas studimeve të publikuara deri tani. Nëse e merrni atë rregullisht mund të shkurtojë gjithashtu kohën që zgjat e ftohura, por nuk do të ndikojë te kjo kohë nëse vitamina C fillon të merret pas prekjes nga i ftohti.

Vitamina D

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e ndryshme nga të tjerat sepse burimi kryesor janë rrezet UV të diellit. Ndërsa burime të tjera përfshijnë suplementet, ushqimet e fortifikuara si drithërat e mëngjesit dhe lëngu i portokallit si dhe vezët, peshku ton, salmoni, qumështi, kosi, gjiza pa kripë etj.

Vitamina D luan një rol imuno – rregullues në organizëm, duke përmirësuar dhe zmadhuar imunitetin e lindur, duke rregulluar dhe shtuar përgjigjen dhe sekretimin e peptideve antimikrobiale, gjë që përmirëson mbrojtjen mukozale.

Për më tepër, studime të fundit kanë raportuar një efekt mbrojtës të vitaminës D nga infeksionet e traktit respirator (gripi, e ftohura e zakonshme, tuberkulozi  etj.)

Burimi: Harvard Health Publishing / NCBI

Postime të ngjashme

Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet