Masat ndaj koronavirusit/ Zvicra ndalon të gjitha eventet me më shumë se 1,000 persona

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Zvicra ka ndaluar të gjitha eventet që përfshijnë më shumë se 1,000 njerëz në një përpjekje drastike për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria zviceriane shpalli sot vendimin e marrjes së masave urgjente, duke thënë se kjo masë do të zgjasë të paktën deri më 15 mars.

Zyrtarët thonë se ndalimi i “eventeve publike dhe private” ka si qëllim “ parandalimin apo frenimin e përhapjes së sëmundjes në Zvicër”.

Kjo lëvizje me shumë mundësi do të ndikojë në koncerte, Në Karnavalet e Bazelit, Shfaqjes së Motorrëve në Gjeneva dhe ndeshjet e Ligës së Futbollit Zviceran.

Zvicra deri tani ka tetë raste të konfirmuara dhe autoritete presin që shpërthimi të përkeqësohet për shkak të krizës në kufi me veriun e Italisë.

“Bani” zviceran në eventet që përfshijnë më shumë se 1,000 persona do të hyjë në fuqi menjëherë.

“Në rast se do të mbahen evente apo aktivitete ku do të mblidhen më pak se 1,000 persona, organizuesit e eventit duhet të bëjnë një vlerësim të riskut në bashkëpunim me autoritetet kompetente për të vendosur nëse duhet zhvilluar apo jo aktiviteti/eventi,” u shprehën autoritetet.

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset tha se masa të ngjashme janë provuar të jenë “efektive” në vende të tjera.

Përfaqësues të qeverisë u shprehën se ishin të vetëdijshëm se kjo masë do të ketë një impakt të rëndësishëm në jetën publike në Zvicër, por ajo do të parandalojë apo të frenojë përhapjen e infeksionit.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh për gazetarët se  numri i rasteve në Zvicër “nuk ishte një surprizë për ne”, duke shtuar : “Duhet të presim një rritje të rasteve në ditët në vazhdim”.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi