Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Zvicër

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Koronavirusi ka shkaktuar viktimën e parënë Zvicër. Një grua 74 vjeçare ndërroi jetë këtë mëngjes në kantonin e Vaud – it.

Gruaja, që ishte shtruar në spitalin e Lausanne të martën, vuante gjithashtu dhe nga një sëmundje kronike pre – ekzistuese, konsiderohej nga mjekët si një rast me “rrezik të lartë”.

COVID – 19 ka simptoma të lehta në 80% të rasteve, por tek personat e sëmurë apo më të moshuar mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe dështim të disa organeve.

Sipas statistikave, në të gjithë botën, koronavirusi i ri llogaritet të ketë vrarë 3.4% të të gjithë personave të prekur.

Zvicra pezulloi të premten të gjitha aktivitetet me më shumë se 1,000 pjesmarrës, deri më 15 mars.

Burimi: The Local

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur