Operatori shëndetësor ka mbyllur shërbimin e urgjencës në qendrën shëndetësore Kamëz.
Qendra shëndetèsore ka paketën e shërbimeve për të cilën financohet nga FSDKSh, ku urgjenca èshtë një nga shtatë shërbimet e paketës. Pra, Operatori ka kryer akt në kundërshtim me kornizën ligjore.
Bashkia Kamëz nga 105,000 banorë, përafërsisht sa bashkia Fier, dhe nuk ka asnjë pikë urgjence. Ku do e marrin kujdesin shëndetësor në rast urgjence shëndetësore? Pse nuk bëhet pikë e urgjencës kombëtare si në cdo bashki tjetër?
Kjo ndodh në situatën e gripit stinor dhe përgatitjes për ardhjen e koronavirusit.
Ky denoncim është bërë publik nga eksperti i shëndetësisë Prof. Gazment Koduzi!
Të kontaktuar nga Pro Pacientit burime pranë kësaj Qendre Shëndetësore u shprehën se Urgjenca do të funksionojë vetëm natën, me kapacitet 2 shtretër për vizita.
Tabela e mëposhtme është hequr ditën e djeshme nga Qendra. /shëndeti.com.al



