Zbulimi i GPS-së së trurit merr çmimin “Nobel”

Çmimi “Nobel” për fiziologji dhe mjekësi u shkoi tre shkencëtarëve që zbuluan sistemin GPS të trurit.

Shkencëtarët britanikë prof. John O’Keefe, si dhe May-Britt Mose dhe Edvard Moser ndanë çmimin. Ata zbuluan se si truri e di ku jemi dhe është i aftë të lundrojë nga një vend në tjetrin. Kërkimet e tyre mund të ndihmojnë të shpjegohet se pse të sëmurët me alcajmer nuk mund të njohin botën rreth tyre.

nobel 2014“Zbulimi i tyre ka zgjidhur një problem që ka qenë në qendër të vëmendjes së filozofëve dhe shkencëtarëve për shekuj me radhë”, u shpreh asambleja e “Nobel”-it.

Prof. O’Keefe zbuloi pjesën e parë të pozicionimit të sistemit të brendshëm të trurit në vitin 1971. Ndërsa dëgjoi për fitoren ai tha: “Jam tepër i emocionuar dhe ende në gjendje shoku. Ky është vlerësimi më i madh që mund të marrësh”.

Puna e tij tregoi se një grup qelizash nervore aktiviziohen kur një mi ndodhej në një cep të dhomës. Një tjetër grup qelizash aktivizoheshin kur miu ishte në një zonë tjetër. Prof. O’Keefe tha se “qelizat e vendndodhjes”, që janë në hipokampus, formojnë një hartë brenda trurit.

Në vitin 2005, bashkëshortët May-Britt dhe Edvard zbuluan pjesë të ndryshme të trurit të cilat shërbenin më shumë si një hartë detare.

Këta qeliza rrjeti janë të ngjashme me meridianët dhe paralelet, duke e ndihmuar trurin të përllogarisë distancën dhe të lëvizë.

Prof May-Britt Moser u shpreh: “Është një nder shumë i madh që na është bërë ne dhe gjithë personave që punuan me ne dhe na mbështetën”./ BBC

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen