Të moshuarit thyejnë rregullat/ Janë më të rrezikuarit, nuk qëndrojnë në shtëpi

Zona e Xhamllikut në Tiranë është një nga vendet ku grumbullohen më shumë persona të moshës së tretë. Këta zotërinj këtu kanë dalë dhe janë pajisur ndërkohë me termometër, dezinfektant, çajra, aparat për matjen e tensionit, dhe agrume si portokalli të pasura me vitaminën C.

“Kemi dalë se nuk rrimë dot brenda. Ne zbatojmë rregullat e OBSH-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbajmë distancë 1 metër, kur dikush ka kollë dhe temperaturë njoftojmë 127, lajmë duart, nuk takohemi.

Po ku më gjen gjë mua, nuk kam frikë. Jemi shkëmb graniti në Ballkan. Këto këtu nuk janë grumbullime, grumbullime janë ato ne pabe, stadiume, kafenetë e mëdhaja, kinema.

Gabim kam bërë, kam dalë fshehtas djalit që u lodh duke më porositur qëndro brenda. Po u mërzitëm o nënë, duke ndenjur gjithë ditën në shtëpi, në televizor, u çmendëm.

As që dua t’ja di fare. Le të më thotë kush të dojë, unë do të dal”, shprehen qytetarët.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën
Shqipërisë i mungon infrastruktura dhe mjeku gjeriatër për të moshuarit, rekomandimet  
Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës