Greqi/ Çifti shqiptar rezulton i prekur nga koronavirusi, udhëtuan në veri të Italisë për biznes

Evidentohen të sëmurët shqiptarë me CoVid19. Bëhet fjalë për një çift biznemenësh me origjinë nga Saranda, banorë të ishullit Zakinthos.

Ata u evidentuan me virusin vdekjeprurës pas një udhëtimi biznesi në veri të Italisë. Sapo ata mbërritën në ishullin Zakinthos shfaqën simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre. Mjekët e spitatit rajonal të Zakinthos, thanë se gjendja e tyre është mjaft e mirë dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave që po trajtohen.

Sapo u bë i ditur infektimi i tyre, autoritet e ishullit të Zakinthos, urdhëruan dizinfektimin dhe mbylljen e menjëhershme të restorantit shumë të frekuentuar në pronësi të çiftit dhe kalimin në karantinë edhe të 2 punonjësve të tjerë të restorantit, edhe ata me origjine shqiptare. Deri tani, punonjësit nuk kanë shenja të virusit.

Në ishullin e Zakinthos janë evidentuar disa raste me Covid,por për momentin nuk dihet se kush është burimi i infektimit të banorëve. Zona e Zakinthos, Pirgos Ilias, Katakolos dhe Patras, janë vlerësuar si ndër më të prekurat me COVID-19.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur