Koronavirusi/ Kujdesi që duhet treguar në vendin e punës

Mbrëmjen e djeshme, në një konferencë për shtyp, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e shpalli koronavirusin dhe situatën krijuar prej tij një epidemi.

OBSH dhe autoritetet e shëndetit publik në të gjithë botën po ndërmarrin veprime për të kontrolluar shpërthimin e COVID-19, por suksesi afatgjatë nuk mund të merret si i mirëqenë. Të gjitha pjesët e shoqërisë tonë, përfshirë bizneset dhe punëdhënësit, duhet të luajnë rolin e tyre nëse duan të ndalojnë përhapjen e kësaj epidemie. Tani është koha për t’u përgatitur për COVID-19. Masat e thjeshta paraprake dhe planifikimi mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Si përhapet COVID-19

Kur dikush është i prekur nga koronavirus, nëpërmjet kollës apo teshtitjes, ai nxjerr jashtë spërklat e infektuara të pështymës, të cilat bien në sipërfaqe dhe objektet afër, si tavolinat, tryezat e punës, telefonat apo kompjuterët. Njerëzit mund të preken nga COVID-19 duke prekur këto sipërfaqe ose objekte të ndotura, dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën.

Nëse një person qëndron me një tjetër brenda një metri katror, mund ta marrë virusin nëpërmjet frymëmarrjes, kollës. Me fjalë të tjera, koronavirusi përhapet në mënyrë të ngjashme me gripin. Shumica e personave të prekur përjetojnë simptoma të lehta dhe shërohen. Rrezikui virusit rritet me moshën: ata që janë mbi 40 vjeç janë më të prekshmit. Po ashtu, më të prekshmit janë edhe personat me sistem të dobët imunitar dhe me sëmundje të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.

Mënyra të thjeshta për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vendin tuaj të punës

Masat e thjeshta dhe me kosto të ulët, të renditura më poshtë, do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe infeksioneve të tjera në vendin tuaj të punës, të tilla si: ftohjet, gripi dhe problemet në stomak; si dhe të mbroni klientët tuaj, kontraktorët dhe punonjësit.

• Sigurohuni që vendet tuaja të punës të jenë të pastra dhe higjienike.

– Sipërfaqet (p.sh. tavolinat dhe tabelat) dhe objektet (p.sh. telefona, tastierë) duhet të fshihen me dezinfektues rregullisht sepse ndotja në sipërfaqet e prekura nga punonjësit dhe klientët është një prej mënyrave të përhapjes së virusit.

• Promovoni larjen e rregullt dhe të vazhdueshme të duarve të të punësuarve, kontraktuesve dhe klientëve. Larja e duarve vret virusin dhe parandalon përhapjen e tij.

– Afishoni postera që promovojnë larjen e duarve – pyesni autoritetet lokale të shëndetit publik për këto, si dhe ofroni udhëzime për sigurinë shëndetësore në punë.

• Promovoni higjienën e mirë të frymëmarrjes në vendin e punës.

-Afishoni postera që promovojnë higjienën e frymëmarrjes. Sigurohuni që maskat për fytyrën dhe letrat higjienike të jenë të disponueshme në vendet tuaja të punës për ata që kanë një frymëmarrje të keqe ose kollë. Koshat e mbeturinave duhet të jenë të mbyllur.

• Këshilloni punonjësit dhe kontraktorët të informohen dhe të marrin të gjitha udhëzimet para se të kryejnë udhëtime brenda apo jashtë kufijve.

• Informoni punonjësit, kontraktorët dhe klientët tuaj që, nëse COVID-19 fillon të përhapet në komunitet ose nëse
kanë kollë apo temperaturë të ulët, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Gjithashtu, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi(ose të punojnë nga shtëpia), nëse janë me medikamente siç janë paracetamoli, ibuprofeni ose aspirina, të cilat mund të maskojnë simptomat e virusit.

Burimi: Monitor

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin