Lajm i mirë: Kina regjistron vetëm 8 raste te reja me koronavirus në 24 orë

Teksa pandemia e koronavirusit është kthyer në një rrezik serioz për shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, një lajm i mirë vjen nga vendi i origjinës së virusit.

Kina ka njoftuar sot vetëm 8 raste të reja të regjistruara me infeksion dhe 7 vdekje, për një total prej 3176 viktimash.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë gjithashtu raportoi se 6 vdekje i përkasin provincës së Hubei, epiqendra e virusit dhe një në atë të Shandong.

Numri i të shëruarve sot ishte 1.318 pacientë për një total prej 64,111, e barabartë me gati 80% të totalit të të sëmurëve.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin