Organizoi festë për ditelindje, 65-vjeçari i infektuar dorëzon listën e pjesëmarrësve

Ka shkuar në 33 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ku sot u konfirmaun 10 raste të reja. Katër prej tyre janë vetëm në qytetin e Fierit.

Një nga katër rastet e konfiruara në Fier është një 66 vjeçar nga Patosi, i cili është kthyer nga Italia më datë 3 mars.

Burime bëjnë me dije se 66 vjeçari nga Patosi ka qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren që ndërroi jetë nga Durrësi. Më pas, 66 vjeçari ka shkuar me një furgon pasagjerësh nga Tirana për në Fier dhe më pas me një tjetër furgon nga Fieri për në Patos.

Ndërkohë, gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se 66-vjeçari ka marrë pjesë po ashtu edhe në një festë. Pas mbërritjes nga Italia ai ka organizuar një festë në një lokal në qendër të Patosit për ditëlindjen e nënës së tij.

Nisur nga kjo situatë autoritetet lokale janë duke bërë një listë të personave që kanë patur kontakt me 66-vjeçarin. Bashkia e Patosit ka dhënë urdhrin për mbylljen e të gjitha lokaleve dhe restoranteve. Po ashtu u është  bërë thirrje qytetarëve që të izolohen.

Ky i fundit është ndjerë i sëmurë tre ditë më parë, ku ka shkuar edhe në farmaci dhe ka kërkuar medikamente. Por duke qenë se gjendja nuk është përmirësuar dhe më pas i janë marrë mostrat. 66-vjeçari nuk ka shkuar në spitalin e Fierit, por në drejtorinë e Shëndetit Publik. Pasi ka rezultuar pozitiv me virusin e ri ai është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë dhe mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar.

Ndërkohë tre rastet e tjera në Fier janë në zonat rurale.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç