Të moshuarit mbi 70 vjeç vetëizolohen edhe nëse nuk kanë simptoma, Britania merr masa të tjera kundër koronavirusit

Britania e Madhe është përfolur shumë këto ditë pasi u tha se mënyra që kanë zgjedhur ata për të luftuar koronavirusin ndryshon nga pjesa tjetër e botës.

Pas raportimeve se Britania mund ta lërë të lirë virusin me qëllim që të infektohen 60 përqind e popullsisë që të fitohet imuniteti i masës, sot mësohet se kryeministri Boris Johnson do paralajmërojë disa masa.

Fillimisht do të kufizohen grumbullimet. Më pas qeveria do të mundësojë blerjen e ventilatorëve për të ndihmuar të prekurit.

Por masa më kryesore është që të mbrohen të moshuarit dhe personat vulnerabël. Ata do të ndahen nga pjesa tjetër e popullsisë.

Sipas Daily Mail, britanikëve që janë mbi 70 vjeç do u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi për të paktën katër muaj. Izolimi masiv i të moshuarve, edhe nëse nuk janë prekur nga sëmundja, do të nisë së shpejti.

Megjithatë sërish dyshimet mbeten nëse për të mbrojtur të moshuarit, çfarë do të ndodhë me mirëqenien e tyre nëse izolohen për një kohë kaq të gjatë.

Deri më tani dihet se ky është një virus që godet më fort moshat e vjetra. Por kjo nuk do të thotë se nuk goditen edhe më të rinjtë, të cilët po ashtu mund të shfaqin komplikacione të forta.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur