Koronavirusit nuk i shpëton dot as OBSH, dy anëtarë të stafit rezultojnë pozitivë për Covid-19

Një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar ditën e sotme se dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Organizata që po udhëheq luftën kundër koronavirusit globalisht njoftoi gjithashtu se të dy punonjësit filluan që të shfaqnin simptoma ndërsa ndodheshin në shtëpi dhe më pas u testuan. Lajmi për diagnostikimin e dy punonjësve të OBSH vjen shumë pak pasi zyra rajonale për Evropën theksoi se masa më të rrepta nevojiten në të gjitha vendet evropiane.

OBSH  e quajti gjithashtu kontinentin e vjetër si “epiqendrën e re të pandemisë.”

Këto raste të reja të OBSH-së janë të parat në organizatën me bazë në Gjenevë dhe ndjekin një rast të konfirmuar në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, si dhe një në Organizatën Botërore të Tregtisë javën e kaluar.

Nuk dihet ende nëse dy personat e infektuar ishin duke punuar me çështjen e Covid-19 në kohën që janë sëmurur.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin