Mjeku Erion Dasho: COVID-19, sëmundje që duhet parandaluar me çdo kusht

Nga Dr. Erion Dasho

#nukështëgrip

Sot numri i të sëmurëve nga koronavirusi në shkallë globale kaloi 200,000 dhe i atyre që kanë humbur jetën kaloi 8,000. Shifra që gjithsekush i interpreton sipas njohurive të veta.

Mesazhi mbetet i qartë. Me një rast-fatalitet (CFR) prej afërsisht 4% në shkallë globale, kjo mbetet një sëmundje e rrezikshme që duhet parandaluar me çdo kusht.

Lani duart! Shmangni kontaktet sociale! Respektoni rregullat e karantinës! Kërkoni këshilla mjeksore nga mjeku juaj i familjes! Lidhuni me shërbimin e urgjencës mjeksore në numrin 127 në se keni shenja të prekjes nga koronavirusi!

Një grafik shumë domëthënës. Pandemia vazhdon me ritme të pandërprera. I vetmi ngadalësim është kur Kina e vendosi në kontrol gjatë muajit shkurt. Mesazhi është i qartë. Vetëm karantina dhe masat e kufizimit social janë provuar si të efektshme.

Mos u ankoni! Respektoni karantinën dhe masat e higjienës personale dhe sociale. Kufizimi i përhapjes është i mundur, veçse kërkon kohën e vet.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur