Kompania shqiptare po krijon aplikacionin për të luftuar koronavirusin

Një aplikacion për COVID-19 po krijohet nga një kompani shqiptare e quajtur 1UP për llogari të një shteti evropian.

I ftuar në studion e Ilva Now, në Euronews Albania Enjan Gazhga drejtori i kompanisë digjitale 1UP shpjegoi si funksionon ky aplikacion që mund të përdoret nga kushdo dhe se është shumë i thjeshtë në përdorim.

“Aplikacioni quhet COVID 0, sepse duhet të shkojmë tek 0 të infektuar. Ka 4 ditë që ka filluar, dedlajni është shumë strikt, kemi tri javë kohë që të japim fazën e parë.

Çdo user mund ta marrë aplikacionin dhe më parë duhet të plotësoj një formular. Emër, mbiemër, numër telefoni, adresë dhe pas kësaj ne japim një rejting nga 0-100 e cila është me ngjyra, nga bluja tek e kuqja.

Në rast se kanë dalë pozitivë, automatikisht shkon tek e kuqja. Kur shkon e kuqe, ne shkojmë tek kontakt-lista dhe gjurmojmë numrat që janë kotaktuar 14 ditët e fundit. Në bazë të pikëve më tej i klasifikojmë njerëzit, e më tej i gjurmojmë në zonat (location) ku jetojnë”, shpjegoi ai.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera