Kinë/ Dita e dytë pa asnjë rast të ri me koronavirus

Autoritetet kineze janë shprehur se për të dytën ditë nuk është regjistruar asnjë rast i ri në vend qëkur shpërtheu kriza me koronavirusin.

Megjithatë, zyrtarët janë shprehur se janë shënuar 39 raste të importuara nga vendet e tjera. Sipas autoriteteve personat e kanë marrë virusin jashtë Kinës dhe kanë rezultuar pozitivë sapo kanë hyrë në kufijtë e vendit aziatik.

Edhe numri i të vdekurve është ulur në mënyrë drastike në Kinë. Ditën e fundit janë shënuar vetëm 3 viktima, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 3248.

“Por ka pasur akuza të vazhdueshme se nuk duhen besuar këto shifra zyrtare”, shkruan BBC.

Pekini e ka përqendruar vëmendjen tashmë nga shkëputja e transmetimit të infeksionit në nivel lokal tek ndalimi së futuri i koronavirusit nga vendet e tjera të huaja.

Kina thotë që rënia drastike e rasteve është për shkak të masave drastike të izolimit, ku qytete të tëra dhe provinca u vendosën në karantinë.

“Nëse virusi rifutet në vend, me shumë mundësi Pekini ka për të fajësuar vendet e tjera që dështuan të pengojnë zhvillimin e COVID-19”, thotë BBC.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur