Kreu i qeverisë Edi Rama ka sjellë në vëmendje disa detaje të frikshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me koronavirusin. Kryeministri u shpreh se 40% e të shtruarve atje janë nga mosha 20-45 vjeç dhe një pjesë e tyre është në gjendje të rëndë.
“Mbrëmë shifrat e të prekurve në SHBA ishin të frikshme për rininë. 40% e të shtruarve janë nga 20-45 vjeç dhe jo pak prej tyre në gjendje të rëndë”.
Kreu i ekzekutivit tha se në përgjithësi kjo sëmundje merr moshat e mëdha dhe më të dobëtit, por është e pavërtetë që të rinjtë dhe fëmijët janë të paprekshëm.
“Sot në Izrael luftohet për jetën e një fëmije 9-vjeçar. Prandaj ju lutem të rinjve. gjimnazistë, studentë që dalin në lagje për ajrosje, që arrijnë të luajnë deri basketboll si një lagje në Tiranë, mes orës 16:00-18:00 të mos dalin nga shtëpia, se jo vetëm mund të transportojnë bombat dhe të vrasin mos e dhënë kurrë zoti, prindërit dhe gjyshërit, por mund të humbasin edhe jetën e tyre”.


