Mesazhi i mjekes nga Infektivi: Sakrifica më e madhe është përballja me virusin

Kryeministri Edi Rama publikon në “Facebook” mesazhin e Shefes së Forcës Speciale tek Infektivi, në QSUT, e cila iu thotë qytetarëve shqiptarë se qëndrimi në shtëpi nuk është sakrificë, por përballja me virusin është e tillë.

“Do iu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve tek Infektivi. Tre prej tyre janë në terapi intensive. I siguroj qytetarët se ne jemi një staf i mirëtrajnuar. Ju kini besim te ne dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimum. Ju kërkojmë të qëndroni në shtëpi, pasi kjo është një fitore e madhe për ne, sepse ul rrezikun e infeksionit te personat e tjerë. Nuk është sakrificë e madhe të rrish në shtëpi, por të përballesh me virusin”, thotë Najada Çomo.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/522274932004279/

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen