As teste dhe as ruajtja e distancës, Izraeli prezanton planin që shuan koronavirusin

Izraeli ka ndërmarrë masa të forta për të mbajtur larg tyre koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me testet apo me izolimin e të gjithë qytetarëve.

Në një video-mesazh të publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale, ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett shprehet se ajo që është në plan për t’u bërë është izolimi i të moshuarve.

Bennett shton më tej se me të moshuarit nuk duhet pasur asnjë lloj kontakti dhe ata duhen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi derisa epidemia të përfundojë.

Dua të ndaj me ju gjënë më të rëndësishëm të gjithë epidemisë së koronavirusit. Gjëja më e rëndësishme, më e rëndësishme se distancimi sociale, më e rëndësishme se testet, është që të ndahen të moshuarit nga të rinjtë. Kombinimi më vdekjeprurës është kur gjyshja përqafon nipin.

Pse?

Sepse korona është një virus unik në kuptimin që është shumë më vdekjeprurës për të moshuarit sesa për njerëzit më të rinj. Kështu që, ajo që duhet të bëjmë për këtë periudhë në vazhdim është që të kujdesemi për gjyshin ose gjyshen, por nga larg.

Telefonojini në Whatsapp, Skype, ose ku të doni. Dërgojini ushqim por lërjani tek dera. Mos hyni në shtëpi, mos i përqafoni, sepse po i rrezikoni. Njerëzit më pyesin nëse duhet t’i izolojmë përgjithmonë të moshuarit? Përgjigjja është jo.

Ajo që do të ndodh në muajt e ardhshëm është që gradualisht pjesa tjetër e popullsisë, duan s’duan, do të preken nga koronavirusi, pjesa më dërmuese e tyre as nuk do ta dinë.

Do të marrë 3-4 javë kohë, nuk do ta dinë që e kanë virusin dhe në fund ata do të jenë imunë. Kur të arrijë 60-70% të popullsisë do të fitohet imunitet, epidemia merr fund dhe gjyshi me gjyshen mund të dalin. Mund të marrë një muaj, dy, tre muaj ose pak më shumë. Por ky është plani,”- shprehet më tej Benett.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen