“Italia do t’ju duket lule”, mjeku infeksionist Tritan Kalo mesazh për gjithë shqiptarët

Është përshkallëzuar situata që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!

Covid-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohëshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetsore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.

Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do tia dalim!!!” Dr. Tritan Kalo”, shkruan mjeku.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin