Në një intervistë për ‘News24’ kryeministri Edi Rama deklaroi se 2 mijë forca vullnetare i janë bashkuar luftës kundër COVID-19.
Kreu i qeverisë theksoi se fakti që disa mjekë janë infektuar, është pjesë e kësaj lufte. Ai theksoi se secili nga ne duhet të bëjë luftën e vet, qoftë dhe nga kolltuku.
“Kjo nuk është çështje luksi, por lufte. Infektimi i mjekëve është pjesë e kësaj lufte. Siç e kemi njoftuar kemi 2 mijë forca vullnetare, mjekë e infermierë. Studentë që duan të futen në betejë në raste nevoje. Nuk ka shqetësim në këtë aspekt. Por sa herë pyesin për mjekët, spitalet, aparaturat, materialet e kësaj lufte, duhet t’i kthehemi masave shtrënguese, disiplinës. Domosdoshmërisë që secili të bëjë luftën e vet në kolltuk. Të bashkuar fitojmë të gjithë.”, theksoi kryeministri.


