Italia shënon rënie të numrit të personave me COVID-19

Një lajmi i mirë ka mbërritur nga Italia pasi ka një rënie të lehtë të numrave të viktimave në shtetin fqinj si edhe rasteve të konfirmuara si pozitiv me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile, numri i personave të prekur është 3,780 nga 3,957 që kishte dje, ndërkohë janë ndarë nga jeta 601 nga 651 që kishte dje, dhe janë shëruar 408 persona, duke e çuar numrin e tyre 7,432 në total.

Numri i personave të prekur me koronavirus dhe viktimave në 24 orët e fundit kanë konfirmuar një rënie të vogël.

Buletini i 18 u lexua në TV live nga kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli.

Pozitivat e tanishëm janë 50.418, një rritje prej 3780 brenda një dite (dje ato ishin rritur me 3.957). 602 vdekje në 24 orët e fundit (651 dje, 793 pardje) sjellin në total 6,077 persona. Janë 26,522 persona në izolim në shtëpi dhe 3204 në kujdes intensiv.

Sidoqoftë, numri i personave të shëruar u ul në krahasim me ditët e fundit: ka 408 në 24 orë (7432 gjithsej), shumë më pak se dje kur ata ishin 952 më shumë.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin